Bayern nis negociatat me menaxherin e 100 milionëshit

Futboll

Bayern nis negociatat me menaxherin e 100 milionëshit

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 19:10
Leroy Sane

Menaxheri i Leroy Sane është takuar me përfaqësuesit e Bayern Munich javën e kaluar për të diskutuar një transferim të mundshëm nga Manchester City.

Bayern e kërkoi me çdo kusht sulmuesin anësor gjatë verës, por City refuzoi ofertën 80 milionë euro të gjermanëve dhe dëmtim i rëndë në gju i pësuar nga Sane i dha fund negociatave.

Shefi bavarez Uli Hoeness ka zbuluar se klubi nuk e ka humbur interesin për të dhe mund të rifillojë negociatat me menaxherin e tij kur të hapet merkato e dimrit në janar.

Bild ka bërë të ditur se menaxheri i Sane, i cili pritet të kthehet në mars nga dëmtimi, ka folur me një të dërguar të Bayern.

Kontrata e 23-vjeçarit me City-n skadon në vitin 2021 dhe vlera e tij në merkato është 100 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat