Stafi i Giampaolos nuk është shkarkuar i gjithi, Milani ka mbajtur në klub “legjendën”

Futboll

Stafi i Giampaolos nuk është shkarkuar i gjithi, Milani ka mbajtur në klub “legjendën”

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 19:17
Daniele Bonera

Marco Giampaolo u shkarkua ditën e djeshme nga posti i trajnerit të Milanit, me kuqezinjtë që ditën e sotme zyrtarizuan edhe zëvendësuesin, i cili është Stefano Pioli.

Giampaolo u shkarkua së bashku me të gjithë stafin e tij, përveç njërit... Bëhet fjalë për një “legjendë” të Milanit, pikërisht Daniele Bonera.

Ky i fundit ishte afruar në stafin teknik në kohën që Giampaolo u emërua në krye të “Djallit”, por pavarësisht largimit të ish-trajnerit, Bonera do të vijojë të jetë pjesë e stafit teknik edhe me Stefano Piolin. Kujtojmë që Bonera ka qenë pjesë e Milanit për plot nëntë vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat