"Sa më shumë fiton Interi, aq më pak luaj...!", objekti misterioz i verës reagon!

Futboll

"Sa më shumë fiton Interi, aq më pak luaj...!", objekti misterioz i verës reagon!

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 19:29
Valentino Lazaro

Nga grumbullimi i kombëtares së Austrisë, mesfushori i krahut të Interit, Valentino Lazaro, që deri tani është aktivizuar me pikatore nga Antonio Conte dhe ka kushtuar thuajse 25 mln euro në verë, i blerë te Hertha Berlin, ka folur për përshtatjen në Serie A dhe te skuadra.

Natyrisht, Lazaro e di mjaft mirë se "nëse Interi fiton dhe vazhdon kështu, është më e vështirë për mua të luaj dhe të futem titullar, pasi trajneri i beson titullarëve. Sigurisht, po bëj çmos që të përshtatem dhe po punoj ashtu si duhet. Trajneri më beson dhe vlerëson. Sigurisht, të gjithë duan të luajnë gjithmonë, por zgjedhjet i bën trajneri".

"Italia është shumë e vështirë taktikisht dhe punohet fort. Qëllon dhe të qëndrosh në fushë dy orë pa rreshtur dhe stërvitesh".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat