Neymar snobon përfundimisht Barçën, deklarata e fundit e brazilianit nuk ka nevojë për koment!

Futboll

Neymar snobon përfundimisht Barçën, deklarata e fundit e brazilianit nuk ka nevojë për koment!

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 19:38
Neymar Jr

Neymar Jr ishte padyshim një ndër emrat më të përfolur të merkatos që lamë pas, me brazilianin që kërkoi hapur një kalim te Barcelona, por që në fund nuk arriti të konkretizohej.

Tashmë, kur kanë kaluar diçka më shumë se një muaj nga mbyllja e merkatos, Neymar ka bërë një deklaratë që sipas gjasave mbyll çdo hipotezë rreth një rikthimi te Barcelona.

Ylli i PSG-së ka folur nga grumbullimi që është me kombëtaren e Brazilit dhe është shprehur se ndihet i lumtur tashmë në Paris dhe se do të luftojë për klubin francez me mish e me shpirt.

“Jam i lumtur te PSG. Të gjithë e dinë se çfarë ndodhi gjatë merkatos së kaluar, por sot jam i lumtur dhe ndihem rehat në klubin tim. Sezoni ka nisur mirë për mua. Do ta mbroj PSG-në me mish e me shpirt. Do të jap 100% në çdo ndeshje që të arrimë gjëra të mëdha”, përfundoi Neymar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat