Paraqitjet fantastike me Barcelonan nuk mjaftojnë, talenti katalanas mbetet jashtë Botërorit!

Futboll

Paraqitjet fantastike me Barcelonan nuk mjaftojnë, talenti katalanas mbetet jashtë Botërorit!

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 19:49
Ansu Fati

 

Barcelona ka në gjirin e saj një ndër talentet më premtues në futboll dhe ai quhet Ansu Fati. Futbollisti me origjinë nga Benini është një ndër më të përfolurit në Spanjë aktualisht, teksa së fundmi ka marrë një lajm mjaft të keq.

Ditën e sotme Federata spanjolle e futbollit ka bërë të ditur listën zyrtare të futbollistëve që do të jenë të grumbulluar për Botërorin e grupmoshës U-17 dhe bie në sy që Ansu Fati nuk është grumbulluar.

Anësori i Barcelonas është pajisur me pasaportë spanjolle dhe çdo gjë ishte gati, por trajneri David Gordo çuditërisht nuk e ka përfshirë në listë. Gjithsesi, ky është një lajm i mirë për Ernesto Valverden, pasi do ta ketë të gatshëm 16-vjeçarin te Barcelona e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat