Rodri: Guardiola më ka dhënë një sfidë personale dhe profesionale - Bota Sot
Rodri: Guardiola më ka dhënë një sfidë personale dhe profesionale

Futboll

Rodri: Guardiola më ka dhënë një sfidë personale dhe profesionale

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 22:05
Mesfushori i Manchester City-t Rodri

Mesfushori i Manchester City-t Rodri thotë se transferimi i tij në Etihad i ka dhënë një sfidë personale dhe profesionale.

Mesfushori spanjoll u transferua te City këtë verë pasi anglezët paguan 63 milionë euro për ta tërhequr nga Atletico Madrid në ishull.

23-vjeçari është pasardhësi afatgjatë i Fernandinho-s dhe vetë lojtari pranon se nuk ka pasur asnjëherë një rol kaq të rëndësishëm në ekip.

“Një lojtar duhet të kalojë disa faza,” shprehet ai për El Pais.

“Kudo që kam luajtur nuk kam pasur rolin që kam te City. Nuk kam pasur ndonjëherë një rol kaq të rëndësishëm. Është ndryshe nga kudo që kam qenë, në aspektin personal dhe profesional.”

Një pjesë e rëndësishme e sistemit që përdor Guardiola janë faullet taktike për të thyer sulmet e rrezikshme të kundërshtarëve kur godasin City-n në kundërsulm.

“Është një rol i pazakontë për mua, të di kur duhet të ndal ndeshjen, faulli taktik, të di se kur duhet të ndërhy dhe kur jo.

Nuk e di ku kam vrapuar më shumë, tek Atletico apo këtu, por ndjesia është se kur mbyllet ndeshja tani ndihem i vdekur.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...