Starti i tmerrshëm i Man.United, Maguire çudit me afatin që vendos

Futboll

Starti i tmerrshëm i Man.United, Maguire çudit me afatin që vendos

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 23:19
Harry Maguire

Një blerje shumë e kushtueshme, që deri tani nuk ka justifikuar pritshmëritë. Gjithsesi, Harry Maguire është i bindur për cilësitë e tij dhe nuk e bën dramë momentin e tmerrshëm që po përjeton në të vërtetë Manchester United. “Djajt e Kuq” po kalon fillimin më të keq të sezonit në 30 vitet e fundit.

“Është një projekt afatgjatë. Njëlloj si e gjithë skuadra, edhe unë duhet të gjykohem pas 5-6 vitesh. Jam besimplotë se në këtë hark kohor do të arrijmë të fitojmë diçka dhe se do të përjetojmë shumë moment për tu mbajtur mend. Duhet të mendojmë për tu përmirësuar si skuadër, jo vetëm individualisht. Nëse ja dalim, atëherë do të kem fituar edhe unë”, deklaroi Maguire për faqen zyrtare të Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat