U zëvendësua nga Pioli, “Djajtë” përcjellin Giampaolon - Bota Sot
U zëvendësua nga Pioli, “Djajtë” përcjellin Giampaolon

Futboll

U zëvendësua nga Pioli, “Djajtë” përcjellin Giampaolon

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 00:04
Marco Giampaolo

Në shtëpinë e Milan është moment përshëndetjesh e lamtumirash mes grupit të futbollisëve dhe ish-trajnerit Marco Giampaolo, tashmë të shkarkuar zyrtarisht nga kryesia e kuqezinjve. I zëvendësuar zyrtarisht ditën e mërkurë nga trajneri Stefan Pioli, ish-tekniku Giampaolo është përcjellë me përshëndetje nga Suso dhe Theo Hernandez.

Ishte pikërisht goli i këtij të fundit që vulosi përmbysjen dhe fitoren e Milan ndaj Genoa, për të arkivuar 3 pikë të rëndësishme për klasifikimin, por jo e mjaftueshme për të shpëtuar trajnerin Giampaolo. “Faleminderit për gjithçka dhe fat të mbarë!”, shkruan Theo Hernandez në “Twitter”, me Suso që gjithashtu përshëndet ish-teknikun me një mesazh gati identik: “Faleminderit për gjithçka trajner. Paç fat!”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...