Njihuni me talentin më të madh të vitit 1981, që tregon diçka për Fadil Vokrrin!

Futboll

Njihuni me talentin më të madh të vitit 1981, që tregon diçka për Fadil Vokrrin!

Nga: Kemajl Goca Më: 10 tetor 2019 Në ora: 12:59
Shaban Maloku, Nadir Haxhimusa dhe Fadil Vokrri, viti 1997

Kur e përmend emrin e legjendës së futbollit, të ndjerin Fadil Vokrri, për një çast emocionohet dhe i kujtohet mikpritja bujare e tij në vitin 1980! 

Image

Bylbyl Sokoli dhe Shaban Maloku

Është Shaban Maloku (atëkohë lojtar i ish Borcit të Ferizajt), që në fillim të viteve të 80-ta, vlerësohej si talenti më i madh dhe me një teknikë të përsosur.

"S'e harroi kurrë pritjen që ma bëri si talent, atëkohë Fadil Vokrri, në vitin 1980", tregon Maloku.

Maloku ishte transferuar në KF Prishtina në vitin 1980, të cilin lojtar e kishte kërkuar si talent të madh të asaj kohe, Bella Pallfi, trajner hungarez.

Kur kishte mbërritur në Prishtinë, atëkohë e kishte pritur Fadil Vokrri me një mik të tij, Shaban Malokun, para hotel “Bozhuri”, siç e quanin at periudhë.

Image

Shaban Maloku

Maloku kujton edhe disa nga fotografitë shumë domethënëse në vitin 1997, në Dyseldorf, në një turne futbolli, kur Fadil Vokrri me ekipin e tij francez mori pjesë, si dhe e kujton edhe Bylbyl Sokolin, ish selektorin e kombëtares së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat