Abraham: Koha më e mirë për t’iu treguar të gjithëve çfarë mund të bëjmë

Futboll

Abraham: Koha më e mirë për t’iu treguar të gjithëve çfarë mund të bëjmë

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 13:16
Tammy Abraham

Sulmuesi i Chelseas, Tammy Abraham ka thënë se është i lumtur që ka mundësinë për të luajtur në formacionin e parë.

Abraham dhe lojtarët e tjerë,  të cilët janë të rinj në moshë, janë duke pasur mundësinë për të bërë më të mirën në Premier Ligë.

Anglezi beson që kjo është mundësi e mrekullueshme dhe do të vazhdojnë të bëjnë më të mirën, transmeton KosovaPress.

“Gjithmonë ka disa persona që kanë besim në akademi. Kemi lojtarë të mirë, por kjo është koha më e mirë që unë, Mason, Fikayo dhe të tjerët të tregojnë çfarë janë në gjendje të bëjnë, kemi trajner të mirë, i cili beson në talentet e rinj dhe punon shumë”, deklaroi ai.

Abraham ka shënuar tetë gola në tetë ndeshje të zhvilluara dhe ka shënuar një gol në dy ndeshje të zhvilluar në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat