Vukçeviç 'kërcënon' Kosovën

Futboll

Vukçeviç 'kërcënon' Kosovën

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 15:02
Vukçeviç 'kërcënon' Kosovën

Futbollisti malazez, Nikola Vukçeviç thotë se ka ardhur koha që Mali i Zi ta shijojë fitoren e parë në kualifikimet e Euro 2020. Malazezët do të luajnë nesër mbrëma me Bullgarinë dhe të hënën që vjen kundër Kosovës

Malazezët janë në kërkim të fitores së parë në fazën kualifikuese të Euro 2020 pas dy barazimeve dhe tri humbjeve në pesë ndeshjet e para.

“I kemi përpara dy ndeshje mjaft të rëndësishme për ne, për shkak të Kombëtares, tifozëve dhe Federatës së Futbollit.

Për të gjithë ne është nder i madh ta veshim këtë fanellë dhe duhet ta bëjmë më të mirën, si në ndeshje me Bullgarinë ashtu edhe ndaj Kosovës. Ne nuk do të lejojmë që të jemi të fundit në grup”, u shpreh mesfushori malazez.

Nga ana tjetër, motivi edhe më i madh është tek Përfaqësuesja e Kosovës, e cila është ende në garë për t’u kualifikuar në Kampionat Evropian.

Ndeshja e parë ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, e zhvilluar në Podgoricë kishte përfunduar baras, 1:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat