Pulisic: Jam në formë shumë të mirë

Futboll

Pulisic: Jam në formë shumë të mirë

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 15:48
Christian Pulisic

Sulmuesi i Chelseas, Christian Pulisic ka thënë se është duke u ndjerë shumë mirë para ndeshjes kundër Cubas të premten.

Sulmuesi është duke kaluar kohë të vështirë në Chelsea, pasi në javët e fundit ka qëndruar në stol.

Pavarësisht kësaj, 21-vjeçari mendon se është në kushte të mirë për të luajtur, transmeton KosovaPress.

“Ndihem në formën më të mirë. Kam besim në vetën time. Nuk do të lë asnjë që të ketë efekt te unë. Ndihem mirë dhe do të bëjë më të mirën këtë ndeshje”, deklaroi ai.

I pyetur për situatën e tij në “Stamford Bridge”, amerikani injoroj pyetjen.

“Jam i fokusuar me kombëtaren e Amerikës, kjo është gjëja e vetme që është në mendjen time për momentin”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat