“Shpresoj që Klopp ta fitojë Premier Ligën”

Futboll

“Shpresoj që Klopp ta fitojë Premier Ligën”

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 16:12
Jurgen Klopp

Ish-portieri i Liverpoolit, David James ka thënë se shpreson që Jurgen Klopp të arrijë të fitojë titullin e Premier Ligës.

Liverpool është në vendin e parë në kampionatin anglez, tetë pikë më shumë se rivali Manchester City.

James ka thënë se tekniku gjerman është trajner i mirë, pasi iu jep të gjithë lojtarëve shumë besim.

“Gjëja që mësova nga Jurgen është që i jep besim lojtarëve. Kur erdhi për herë të parë nuk bëri transferime, i shikoj nivelet e lojtarëve, pastaj i ndryshoj disa nga ta”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat