Trajneri i Kosovës deklarohet pas fitores kundër Gjibraltarit

Futboll

Trajneri i Kosovës deklarohet pas fitores kundër Gjibraltarit

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 20:18
Bernard Challandes

Bernard Challandes është deklaruar pas ndeshjes Kosovë – Gjibraltar.

Kosova ka mposhtur 1:0 Gjibraltarin në ‘Fidal Vokrri’, në një ndeshje përgatitore para asaj kundër Malit të Zi.

“Nuk mund të them se jam i kënaqur me rezultatin 1:0, por kjo skuadër mbrohet mirë, dhe problemi kemi pasur të konkretizimi i rasteve”, ka deklaruar Challandes për Super Sport Kosovën.

“E kemi ditur se do të jetë një ndeshje e veçantë, se ne do të kemi topin dhe ata do të mbrohen, ishte një ndeshje e mirë, ajo që mungoi ishin golat në fund të aksioneve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat