Kroacia deklason Hungarinë

Futboll

Kroacia deklason Hungarinë

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 22:36
Foto ilustrim

Kombëtarja e Kroacisë ka shënuar fitore të thellë por edhe shumë të rëndësishme në kualifikimet për Euro 2020.

Finalistët e Kupës së Botës kanë mposhtur 3:0 Hungarinë në shtëpi.

Puna e fituesit në këtë përballje u përcaktua që në pjesën e parë.

Luka Modric në minutën e 5’, kaloi në epërsi 1:0 Kroacinë.

Në minutën e 24’, Bruno Petkovic dyfishoi epërsinë në 2:0.

Ishte pikërisht Bruno Petkovic që vendosi rezultatin përfundimtar, duke shënuar në fund të pjesës së parë për 3:0.

Me këtë fitore, Kroacia numëron 13 pikë dhe renditet në vendin e parë në grupin E.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat