Kjo është kombëtarja e parë që siguron Euro 2020

Futboll

Kjo është kombëtarja e parë që siguron Euro 2020

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 23:03
Foto ilustrim

Belgjika është kombëtarja e parë që ka siguruar pjesëmarrjen në Euro 2020.

Me një fitore të thellë 9:0 në shtëpi ndaj San Marinos, Belgjika ka siguruar një vend në garën më të rëndësishme evropiane.

Në këtë ndeshje për Belgjikën shkëlqeu Romelu Lukaku me dy gola të shënuara, që njëherit u bë edhe lojtari i parë që arrin të shënoi 50 gola për këtë ekip kombëtar.

Me këtë fitore, Belgjika numëron 21 pikë dhe renditet në vendin e parë në grupin I pas shtatë xhirosh, duke siguruar tashmë Euro 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat