Ja kush pritet të luajë i pari në stadiumin e ri të Shqipërisë

Futboll

Ja kush pritet të luajë i pari në stadiumin e ri të Shqipërisë

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 09:07
Stadiumi i ri Kombëtar në Shqipëri

Stadiumi i ri Kombëtar në Shqipëri është në detajet e fundit përpara ceremonisë inauguruese, e cila do të zhvillohet në ndeshjen me Francën më datë 17 Nëntor.

Punimet janë drejt fundit dhe gjithçka do jetë ne perfeksion për ndeshjen e fundit eliminatore për Euro 2020.

Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar ditën e sotme, gjatë hedhjes së shortit të kampionatit të futbollit të femrave, se ndeshja testuese e Stadiumi të Ri Kombëtar, e cila është e detyruar sipas rregullave të UEFA-s, do të jetë Vllaznia-Apolonia. 

Kjo ndeshje do të zhvillohet më datë 3 Nëntor, në mbrëmje. Kjo do të jetë dhe ndeshja e parë ku tifozët do të kenë mundësinë të shikojnë nga afër një ndeshje në investimin më të madh të realizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Kampionati i femrave do të fillojë këtë fundjavë dhe më poshtë janë ndeshjet e javës së parë:

Tirana AS – Bilisht Sport

Kinostudio- Juban Danja

Apollonia – Dajti

Maliqi- AAS

Teuta – Vllaznia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat