Berbatov: Ky është sulmuesi që i duhet Man Utd

Futboll

Berbatov: Ky është sulmuesi që i duhet Man Utd

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 10:06
Dimitar Berbatov

Dimitar Berbatov beson se Mario Mandzukic do të ishte përgjigja e problemeve te Manchester United, por pranon formën e dobët të ‘Djajve të Kuq’, duke thënë se aty do ta kishin probleme dhe Lionel Messi me Cristiano Ronaldon.

Sulmuesi në pension, që fitoi dy tituj të Premierligës, ka pranuar se Ole Gunnar Solskjaer nuk ka rekrutuar opsione të mjaftueshme për fazën e sulmit.

“Afati kalimtar i dimrit duket se do të jetë i vështirë dhe në fushë Manchester United nuk janë duke u paraqitur si ekip në këto momente. Nuk ka rëndësi se sa të mirë jeni, Messi dhe Ronaldo mund të shkojnë atje, por edhe ata do ta kishin vështirë sepse skuadra nuk po tregon lojë”, ka deklaruar Berbatov.

“Kur shisni dy sulmuesit tuaj kryesor, duhet të sillni të paktën një”.

“Të gjithë mund ta shohin se Manchester United ka nevojë për mbështetje, Anthony Martial është i lënduar, dhe nuk kanë një tjetër golashënues vërtetë të fortë”.

“Ata kanë talent te lojtarët e rinj por në të njëjtën kohë kanë nevojë për dikë si Mandzukic”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat