Shqipëria ka një fitore më pak

Futboll

Shqipëria ka një fitore më pak

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 10:36
Shqipëria ka një fitore më pak

Shqipëria ka një fitore më pak, por shënon më shumë. Zbuloni statistikat dhe precedentët me Turqinë
Në orën 20:45, Shqipëria do të luajë ndaj Turqisë, një sfidë ku vetëm fitorja i bën punë kuqezinjve për endrrën e Europianit.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave në grupin H, e luajtur në mars të këtij viti, u humb nga Shqipëria 0:2 dhe u bë shkak për shkarkimin e Panuçit.

Por, nuk kanë qenë të pakta herët që jemi përballur me turqit, pasi deri më tani janë luajtur 11 sfida mes dy kombëtareve.

Shqipëria ka 4 fitore, ka barazuar 2 herë dhe ka humbur 5 nga turqit. Por, ajo që bie në sy është se kuqezinjtë kanë një golavarazh më të mirë, pasi kanë shënuar 14 herë dhe kanë pësuar 12.

Fitorja e fundit e përfaqësueses shqiptare ka qenë në 13 nëntor të 2017 në miqësoren, që ka përfunduar 2:3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat