Southgate: Shkaku i Kosovës, për një muaj isha në humor të keq

Futboll

Southgate: Shkaku i Kosovës, për një muaj isha në humor të keq

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 11:30
Southgate

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, i është kthyer sërish ndeshjes me Kosovën, të fituar 5:3 në muajin e kaluar në kuadër të EURO 2020.

Sipas tij, ai për një muaj ishte në humor të keq, shkaku që mbrojtja pësoi tre gola.

“Gjithmonë duhet të shijosh fitoren. Një nga vështirësitë e punës është që ne po flasim për ndeshjen kundër Kosovës, dhe ne nuk ishim të lumtur. Kështu, fituam 5:3, dhe kam qenë në humor të keq për një muaj”, deklaroi Southgate.

Anglia sonte luan si mysafire e Republikës së Çekisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat