“Rashford është zgjedhja e katër e Anglisë”

Futboll

“Rashford është zgjedhja e katër e Anglisë”

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 14:07
Marcus Rashford

Ish-trajneri i Anglisë, Chris Waddle ka thënë se sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford është zgjedhja e katër e Anglisë në sulm.

Rashford ka shënuar tri gola por asnjëra nuk ka qenë në pesë paraqitjet e fundit, transmeton KosovaPress.

Waddle beson që kjo formë jo e mirë, ka bërë që sulmuesi i Chelseas, Tammy Abraham t’ia zërë vendin.

“Rashford nuk ia ka dal shumë mirë, siç pritej. Abraham është duke luajtur mirë dhe e meriton shansin për të luajtur, por Callum Wilson nuk ka bërë ndonjë gabim andaj do të jetë sulmuesi i dytë në klub pas Harry Kane i cili është kryesor. Mund të them se Kane është numri një, pastaj Wilson, Abraham dhe Rashford”, deklaroi ai.

“Tre Luanët”, sot ndeshen me Republikën e Çekisë, në ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat