Lacazette kushton 120 milionë euro

Futboll

Lacazette kushton 120 milionë euro

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 14:19
Alexandre Lacazette

Arsenali e ka vendosur çmimin për shitjen eventuale të sulmuesit francez

Arsenali e ka vendosur çmimin e Alexandre Lacazette.

Me këtë rast, klubet e interesuara për sulmuesin francez duhet t’i paguajnë hiç më pak se 120 milionë euro.

Në fakt, menaxheri i futbollistit, Dmitry Cheltsov ka thënë se klubi anglez duhet ta lëshojë lojtarin për një shifër prej afro 50 milionë eurosh.

Mirëpo, Arsenali insiston se për përfaqësuesin francez do ta kërkojë më shumë se njëfishin e kësaj shumë.

Për Lacazetten nuk është vendosur ndonjë klauzolë për shkëputjen e kontratës, por “Topçinjtë” janë të vendosur të mos e shesin atë për një çmim nën 100 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat