Presidenti i Atleticos: Griezmann është miku im, nuk kam ndonjë problem me të

Futboll

Presidenti i Atleticos: Griezmann është miku im, nuk kam ndonjë problem me të

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 14:41
Antoine Griezmann

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo insiston që nuk ka ndonjë problem me sulmuesin e Barcelonës, Antoine Griezmann.

Griezmann u transferua gjatë afatit veror për 120 milionë euro dhe ka pasur shumë kritika.

Por presidenti ka thënë se pavarësisht kësaj mbetet mik me francezin, transmeton KosovaPress.

“Griezmann është lojtar i mirë. Është miku im dhe shpresoj që liderët e Barcelonës ta trajtojnë në të njëjtën mënyrë në të cilën e trajtuam ne”, deklaroi ai.

Griezmann nuk po mundet ta gjej formën e tij me të mirë të klubi blaugranas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat