Aguero: Kërkesat e Guardioles nuk janë të lehta

Futboll

Aguero: Kërkesat e Guardioles nuk janë të lehta

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 14:49
Foto Ilustrim

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero ka thënë se nuk ka qenë e lehtë të adaptohet me kërkesat e Pep Guardioles.

Kur Guardiola u bë trajner i klubit anglez, Aguero pritej të largohet, por tani është lojtari kryesor në klub.

Argjentinasi ka thënë se kërkesat e teknikut spanjoll nuk kanë qenë të lehta pasi Guardiola ka kërkuar të ndryshoj stilin e lojës.

“Guardiola kërkoj që unë të luaj në tjetër stil të lojës dhe duhet të adaptohesha. Nuk ishte e lehtë por nuk kisha zgjedhje tjetër. Stili im i lojës është më ndryshe me krahasim me lojën që luaja për pesë viteve. Kur erdhi e kisha të vështirë pasi nuk dija çfarë kërkonte. Me të ndjej se po më bën shumë presion, andaj duhet ë luaj sa më mirë”, deklaroi ai.

City këtë sezon është në vendin e dytë me 16 pikë, tetë me pak Liverpool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat