Hera e parë e butë

Futboll

Hera e parë e butë

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 15:09
Hera e parë e butë

Stefano Pioli do të debutojë në timonin e Milanit më 20 tetor në 20:45 kundër Leçes në “San Siro”.

Do të nevojitet fitore dhe paraqitje dinjitoze për të fituar sadopak pëlqime, sepse më pas, kalendari për kuqezinjtë rezervon vetëm ndeshje me koeficient të lartë vështirësie.

Më 27 tetor në 18:00, “Djalli” do t’i bëjë vizitë Romës, ndërsa në turin mesjavor (31 tetor) do të presë SPAL-in në “San Siro”.

Duke lënë mënjanë faktin se me të “voglat” Milani ka vuajtur gjithnjë në vitet e fundit, edhe të mëdhatë duken një kafshatë e madhe, sepse më 3 nëntor do të presë Lacion, ndërsa me 10 do të vizitojë Juven në “Allianz”. Nëse vështirësitë nuk mjaftojnë, kalendari rezervon edhe Napolin më 23 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat