Punë e kryer: Ranieri merr drejtimin e skuadrës nga Serie A

Futboll

Punë e kryer: Ranieri merr drejtimin e skuadrës nga Serie A

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 15:41
Claudio Ranieri

Claudio Ranieri nuk e ka ndërmend të pensionohet nga futbolli.

Trajneri i mirënjohur italian do t’i rikthehet bankinës në nivel elitar, duke marrë drejtimin e një skuadre nga Serie A.

Sipas medieve kryesore në Itali, Claudio Ranieri ka arritur marrëveshje me Sampdorian, për të marrë drejtimin e skuadrës, përcjell lajmi.net.

69 vjeçari vjeçari së fundi ka drejtuar Romën, ndërsa për herë t parë do të ulet në stolin e Sampdorias.

Kjo do të jetë hera e 20-të, që Ranieri merr drejtimin e një skuadre. Numër ky i jashtëzakonshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat