Talenti i Barçës grumbullohet me Spanjën, 16-vjeçari shkruan historinë

Futboll

Talenti i Barçës grumbullohet me Spanjën, 16-vjeçari shkruan historinë

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 15:50
Ansu Fati

Ansu Fati do të veshë fanellën e Spanjës.

Ditën e sotme Federata Spanjolle e Futbollit ka zyrtarizuar se ylli i Barcelonës do të jetë pjesë e Kombëtares U-21, ku do të zëvendësojë shokun e tij të skuadrës Carles Perez.

Ky i fundit ka pësuar një dëmtim dhe është detyruar të largohet nga grumbullimi. Për Fatin ky është edhe grumbullimi i parë në Kombëtare.

16-vjeçari u pajis së fundmi me pasaportë spanjolle dhe FIFA kishte njoftuar se Fati ka të drejtë të luajë për Kombëtaren iberike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat