Tottenham përgatit fshesën!

Futboll

Tottenham përgatit fshesën!

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 16:41
Tottenham përgatit fshesën!

Drejtuesit e Tottenhamit po përgatiten që të largojnë disa lojtarë me hapjen e afatit të janarit.

Përveç futbollistëve Eric Dier apo Dany Rose, një emër me peshë që pritet të largohet nga “Spurs”-at është ai i mesfushorit danez, Christian Eriksen.

27-vjeçarit i përfundon kontrata qershorin e ardhshëm dhe për të mos e humbur me parametër zero, drejtuesit janë bindur që ta shesin atë me hapjen e afatit kalimtar të janarit.

Eriksen është një nga objektivat e Real Madrid dhe kjo duket të jetë arsyeja se përse danezi nuk pranoi të rinovonte kontratën, edhe pse drejtuesit e Tottenham u përpoqën vazhdimisht ta bindnin atë. Tottenham përgatit fshesën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat