Sot në program në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020 janë gjithsej shtatë ndeshje.
Padyshim se vëmendja do të jetë fillimisht në Çeki, aty ku konkurrentja jonë e vetme për vendin e dytë e pret Anglinë, kryesuesin e grupit.
Një fitore eventuale e albionëve do t’i shkonte përshtati Kosovës, e cila do të kishte më shumë gjasa për kualifikim, gjithmonë në variantin që të mos dalë e mposhtur nga Praga.
Ndërkaq, Shqipëria udhëton drejt Turqisë, në duelin që pritet të vendos shumëçka sa i përket çështjes së kualifikimit në grupin H.
Më poshtë të gjitha takimet e sotme, derisa ju kujtojmë se ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.