Kosova “ia ndalon” Zvezdanit hyrjen edhe në Mal të Zi

Futboll

Kosova “ia ndalon” Zvezdanit hyrjen edhe në Mal të Zi

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 18:12
Kosova “ia ndalon” Zvezdanit hyrjen edhe në Mal të Zi

Drejtori i përgjithshëm i skuadrës serbe Cërvena Zvezda nga Beogradi, Zvezdan Terziq nuk është lejuar të hyjë në Mal të Zi, ndërsa ai mendon se fajtor për këtë është kryetari i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Saviqeviq.

Ai nuk është lejuar të hyjë në Mal të Zi për shkak të dyshimit se ka ndikuar drejtpërdrejt që dy futbollistët e Cërvena Zvezdës, Filip Stojkoviq dhe Mirko Ivaniq të mos luajnë në ndeshjen e Malit të Zi kundër Kosovës, e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian, shkruan Kurir.rs, transmeton Insporti.

“Kur në fillim të qershorit, në prag të ndeshjes Mali i Zi – Kosova, dy futbollistë të Cërvena Zvezdës nuk pranuan të rrinë gatitu para himnit të shtetit të papranuar të Kosovës, Saviqeviq publikisht më akuzoi mua, kinse unë kam pasur ndikim”, ka thënë Terziq, i cili më pas ka shtuar: “Sot nuk është me rëndësi sa ka të vërtetë në këtë rast. Atëherë më kanë thënë se Saviqeviq ka kërkuar nga organet më të larta shtetërore të Malit të Zi që mua të më ndalohet hyrja në këtë vend.  

Deri sot kam menduar se kjo është një shaka, por tash u binda se është e vërtetë.  Nuk e kam pritur këtë nga Mali i Zi, vend të cilin e kemi përkrahur, me të cilin kemi qenë krenarë. Ajo e djeshmja nga ‘shiptarët’ është pritur, por për këtë që ndodhi sot nuk kam përgjigje”.

Të kujtojmë se Terziq nuk u lejua të hyjë sa në Kosovë, ku Cërvena Zvezda kishte planifikuar të luajë me Trepçën e Zveçanit. Terziq mori edhe një flakaresh të fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat