Forma e dobët e Man Utd bën që Chevrolet të kërkojë shkëputjen e kontratës – priten humbje të mëdha

Futboll

Forma e dobët e Man Utd bën që Chevrolet të kërkojë shkëputjen e kontratës – priten humbje të mëdha

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 18:40
Ilustrim

Chevrolet janë të pakënaqur me formën e Manchester United dhe nuk duan të vazhdojnë marrëveshjen për sponsorizimin e skuadrës.

Forma aktuale e Man United ka bërë që të ngritën pakënaqësi edhe tek sponsorizuesit e skuadrës, për të thelluar edhe më shumë problemet.

Chevrolet, që sponsorizon skuadrën tash e shtatë vite, nuk duan të vazhdojnë kontratën, sipas raportimeve të ‘Dailymail’.

Kjo do të jetë goditje e madhe për Ed Woodward, i cili luante rrolin kyç në marrëveshjen e arritur në 2005, për marrëveshjen që siguronte rreth 410 milionë funte për skuadrën.

Marrëveshja aktuale do të skadojë në vitin 2021, dhe gjasat janë minimale që të arrihet marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

Mbetet të shihet se si drejtuesit e klubit do të arrijnë të zotërojnë situatën pas këtyre problemeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat