Fellaini: Man Utd u nxitua me shkarkimin e Mourinhos

Futboll

Fellaini: Man Utd u nxitua me shkarkimin e Mourinhos

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 18:51
Fellaini dhe Mourinho

Marouane Fellaini beson se shkarkimi i Mourinho nuk ishte vendimi i duhur nga Man Utd.

Ish anëtari i ‘Djajve të kuq’, Fellaini, beson se Jose Mourinho ishte duke bërë punë të mirë, por bordi i skuadrës u nxitua me shkarkimin e portugezit.

United nuk është rehatuar me trajnerët që nga koha kur Sir Alex Ferguson shkoi në pension, duke mos arritur që të gjej më formën e lartë që tregonte dikur.

Mourinho kaloi tri sezone në skuadër, por në fund u shkarkua. Disa komente rreth këtij vendimi të United ka dhënë edhe Fellaini, duke shprehur mendimin se skuadra u nxitua.

“Për mua, klubi u nxitua kur shkarkoi Jose, pasi një trajner si ai vjen dhe ka nevojë për shumë lojtarë që të bëj punën e tij” ka thënë Fellaini.

“Ai dëshiroi të ndërtonte një skuadër, por pas dy viteve e gjysmë, ata vendosën ta shkarkojnë atë, sepse rezultatet nuk ishin aty” ka thënë tutje belgu.

“Problemi tek United është që nuk iu japin kohë trajnerëve” ka thënë ndër të tjerash Fellaini.

Manchester United është përsëri në një krizë të rezultateve dhe si pasojë po shqyrtohet mundësia edhe për shkarkimin e Ole Gunnar Solskjaer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat