Andin Lokaj u përgjigjet mediave të Shqipërisë që “e kryqëzuan”

Futboll

Andin Lokaj u përgjigjet mediave të Shqipërisë që “e kryqëzuan”

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 18:55
Andin Lokaj

Lajmi se gazetari i njohur, Andin Lokaj, do të jetë spiker zyrtar i Përfaqësueses së Kosovës ka ngjallur polemika të ndryshme.

Kjo nuk u prit mirë nga shtypi në Shqipëri, me “Panorama Sport” që kritikoi Federatën e Futbollit të Kosovës duke thënë se punësoi një “njeri që ka nxitur urrejtje”.

I kontaktuar, Lokaj është pyetur rreth këtij reagimi, derisa ka marrë këtë përgjigje:

“Ftoj ata që të përkrahin Kombëtaren e Kosovës ashtu siç e kam përkrahur unë dhe mijëra kosovarë Shqipërinë duke udhëtuar në rrugën e tmerrshme nga 12 orë në secilën ndeshje,” u shpreh fillimisht ai.

“Madje ata që paskan shkruar se s’po i njoh e kanë shumë më të lehtë sot se kanë asfalt dhe mund të vijnë shumë më lehtë në stadiumin legjendar ‘Fadil Vokrri’. Dhe u kisha preferuar të vijnë se nuk do të dëshpërohen nga atmosfera e zjarrtë e tifozëve më të mirë në Evropë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat