Edhe Mali i zi ia ndalon hyrjen drejtorit të Crvena Zvezdes, Zvezdan Terziç

Futboll

Edhe Mali i zi ia ndalon hyrjen drejtorit të Crvena Zvezdes, Zvezdan Terziç

Nga: F.B Më: 11 tetor 2019 Në ora: 19:01
Zvezdan Terziç

Në këtë që sot ka ndodhur në Tivt nuk kam përgjigje të kuptueshme. Dy futbollistët e Zvezdes që në qershor refuzuan të qëndrojnë gatitu para flamurit të shteti të papranuar të Kosovës ka thënë drejtori i Crvena Zvezdes, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Sot sipas këtij mediumi i është ndaluar hyrja në Malin e Zi dhe është lutur të kthehet nga ka ardhur. Kjo ndalesë ka ardhur për shkka të dyshimit se ai ka ndikuar në Filip Stojkoviç dhe Mirko Ivanoviç që mos të luajnë kundër Kosovës.

“Në fillim qershorit në prag të ndeshjes Mali i Zi 0 Kosova, dy futbollistët e Crvena Zvezdes kanë refuzuar të qëndrojnë gatitu para himnit dhe flamurit të shtetit të panjohur të Kosovës, ndërsa Dejan Saviçeviç publikisht më ka fajësuar mua se unë i kam bind të mos luajnë. Sot nuk është me rëndësi kjo, asokohe më kanë thanë se Saviçeviç ka kërkuar nga organet e Malit të Zi që të më ndalohet hyrja në Malin e Zi. Deri sot mendova se kjo është shaka, po sot u binda se është e vërtetë” tha Terziç.

Ai ka njoftuar se në aeroportin në Tivt pjesëtarët e policisë kufitare në mënyrë të kulturuar më kumtuan se më është ndaluar hyrja në Malin e Zi. Ju kam falënderuar dhe jam kthyer me aeroplanin e parë në Beograd. Nuk e kam pritur këtë nga Mali i Zi me të cilën jemi rritur, me të cilin ishim krenar. Atë djega shqiptarët ka qenë e pritshme, por kjo sot nga malazezët është diçka që nuk ka përgjigje të kuptueshme ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat