Shqipëria humb në çastet e fundit në Stamboll

Futboll

Shqipëria humb në çastet e fundit në Stamboll

Nga: Kemajl Goca Më: 11 tetor 2019 Në ora: 21:26
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Kombëtarja e Shqipërisë kthehet duarthatë nga stadiumi “Shukru Saracoglu” në Stamboll. Kuqezinjtë pësuan humbje në çastet e fundit me rezultat 1:0 nga Turqia, në kuadër të xhiros së shtatë të grupit H të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020 në futboll. Sulmuesi Rey Manaj shpërdoroi disa raste të mira, që lehtë ka mundur t’i sjellë Shqipërisë rezultat të mirë nga Stambolli. Në minutën e 90-të, një pakujdesi e Ismajlit e më shumë e portierit Thomas Strakosha kur Cenk Tosun shënon për fitoren e madhe, me rezultat 1:0.

Karakteristikë e kësaj ndeshje pa dyshim se kanë qenë 12 minutat e para, për faktin se pati tensione në fushë dhe si rrjedhojë e gjithë asaj katër futbollistë u ndëshkuan me kartona të verdhë. Në minutën e 21-të, Kledi Bare pengohet nga një futbollist vendas por gjyqtari nuk e pa të arsyeshme që të referon penallti për Shqipërinë.

Në minutën e 45+3 Rey Manaj i pafat. Ai nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra gati sa shënon por portieri turk Gunok me mund e dëboi topin në korrne. Tufan në minutën e 50-të nga rreth 17 metra rrezikoi seriozisht por Thomas Strakosha me vetëmohim të pashoq shpëtoi portën e tij. Në minutën e 72-të, Cikalleshi nuk u tregua i vëmendëm dhe lëshoi një mundësi të mirë.

E pabesueshme se çfarë ka humb Rey Manaj në minutën e 76-të. Ai nuk e qëllon topin për të plasuar në portën e zbraztë të turqve. Në minutën e fundit, Tosun shënon për fitoren e madhe, duke e shfrytëzuar gabimin trashanik të portierit Strakosha.

Gjyqtari Hategan ndau tetë kartona të verdhë, tre për turqit (Demiral, Ayhan, Tufan) dhe për për Shqipërinë (Dërmaku, Bare, Memushaj, Abrashi, Gjimshiti). Turqia kryeson renditjen me 18 pikë, duke lënë pas Francën po me 18, Islandën me 12, Shqipërinë me 9 sosh etj.

Turqia-Shqipëria 1:0

Stadium “Shukru Saracoglu” në Stamboll.

Gjyqtar: O. Hategan (Rumania).

Shënues: Tosun (90’).

Kartonat e verdhë: Demiral, Ayhan, Tufan - Dërmaku, Bare, Memushaj, Abrashi, Gjimshiti.

Turqia: Gunok, Celik, Ayhan (Soyuncu 46’), Demiral, Meras, Tufan (Yazici 80’), Tekdemir, Belozoglu (Kahveci 66’), Calhanoglu, Yilmaz, Tosun.

Shqipëria: Strakosha, Gjimshiti, Dërmaku, Ismajli, Veseli, Bare, Gjasula, Lenjani (Roshi 57’), Cikalleshi (Balaj 83’), Memushaj (Abrashi 72’), Manaj.

Grupi H

Turqia-Shqipëria 1:0 (0:0)

Islanda-Franca 0:1 (0:0)

Andora-Moldavia 1:0 (0:0)

Tabela

1. Turqia 7 6 0 1 18

2. Franca 7 6 0 1 18

3. Islanda 7 4 0 3 12

4. Shqipëria 7 3 0 4 9

5. Andorra 7 1 0 6 3

6. Moldavia 7 1 0 6 3

***

Kombëtarja e Shqipërisë kthehet duarthatë nga stadiumi “Shukru Saracoglu” në Stamboll.

Kuqezinjtë pësuan humbje në çastet e fundit me rezultat 1:0 nga Turqia, në kuadër të xhiros së shtatë të grupit H të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020 në futboll.

Sulmuesi Rey Manaj shpërdoroi disa raste të mira, që lehtë ka mundur t’i sjellë Shqipërisë rezultat të mirë nga Stambolli.

Në minutën e 90-të, një pakujdesi e Ismajlit e më shumë e portierit Thomas Strakosha kur Cenk Tosun shënon për fitoren e madhe me rezultat 1:0.

***

Përfundon ndeshja ***

85’ Po afrohet fundi i sfidës dhe nuk ka gola, kuqezinjtë janë afër një pikës.

Turqia-Shqipëria 0:0 Stadium “Shukru Saracoglu” në Stamboll.

Gjyqtar: O. Hategan (Rumania).

Kartonat e verdhë: Demiral, Ayhan, Tufan - Dërmaku, Bare, Memushaj, Abrashi.

Turqia: Gunok, Celik, Ayhan (Soyuncu 46’), Demiral, Meras, Tufan (Yazici 80’), Tekdemir, Belozoglu (Kahveci 66’), Calhanoglu, Yilmaz, Tosun.

Shqipëria: Strakosha, Gjimshiti, Dërmaku, Ismajli, Veseli, Bare, Gjasula, Lenjani (Roshi 57’), Cikalleshi, Memushaj (Abrashi 72’), Manaj.

80’ Shqipëria po tregohet shumë e mirë dhe është shumë afër pikës së madhe në Stamboll.

76’ E pabesueshme se çfarë ka humb Rey Manaj kur nuk e qëllon topin për të palsuar në portën e zbraztë.

72' Cikalleshi nuk u tregua i vëmendshmë dhe lëshoi një mundësi të mirë.

65' Frederik Veseli më shumë zgjuarsi ndërpreu një veprim të rrezikshëm të turqve dhe ka evituar golin.

62’ Lojë me shumë kujdes, Shqipëria mbrohet shumë mirë dhe kërkon të befasojë përmes kundërsulmeve.

57’ Odise Roshi futet në vend të Ermir Lenjanit. Shqipëria po luan mjaft mirë.

50' Tufan nga rreth 17 metra rrezikoi seriozisht por Thomas Strakosha me vetëmohim të pashoq shpëtoi portën e tij.

47' Vazhdon pa gola sfida mes Turqisë dhe Shqipërisë.

Filloi pjesa e dytë.

Një lojë mesatare, pa raste në periudhën e parë dhe kuqezinjtë kërkuan një penallti në minutën e 21-të, që nuk u referua nga gjyqtari rumun Hategan. 45+3’ Rey Manaj i pafat. Ai nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra gati sa shënojë por portieri turk Gunok me mund e mbrojti në këndin e majtë të poshtë.

Turqia-Shqipëria Stadium “Shukru Saracoglu” në Stamboll.

Gjyqtar: O. Hategan (Rumania). Kartonat e verdhë: Demiral, Ayhan - Dërmaku, Bare, Memushaj.

Turqia: Gunok, Celik, Ayhan, Demiral, Meras, Tufan, Tekdemir, Belozoglu, Calhanoglu, Yilmaz, Tosun.

Shqipëria: Strakosha, Gjimshiti, Dërmaku, Ismajli, Veseli, Bare, Gjasula, Lenjani, Cikalleshi, Memushaj, Manaj.

45’ Nuk ka gola dhe një lojë jo aq e pëlqyeshme.

40’ Të veçantat e lojës deri me tash: Karakteristikë e kësaj ndeshje pa dyshim kanë qenë 12 minutat e para, për faktin se pati tensione në fushë dhe si rrjedhojë e gjithë asaj katër futbollistë u ndëshkuan me kartona të verdhë. Në minutën e 21-të, Kledi Bare pengohet nga një futbollist vendas por gjyqtari nuk e pa të arsyeshme që të referon penallti për Shqipërinë.

36' Shqipëria paksa e rrezikshme dhe përmes Memushajt rrezikoi portën e turqve.

30’ Turqia shton presionin në drejtim të portës së Shqipërisë. Atmosferë e zjarrtë në stadiumin Shukru Saracoglu” në Stamboll.

26’ Është xhiro e shtatë dhe Shqipëria kërkon me ngulm fioren, sepse është rasti i fundit i saj që të ruajë hapin për vend të dytë. Ndeshje me shumë presion dhe secila e do fitoren.

20’ Pa raste, lojë mesatare por në presion te dyja kombëtaret.

13’ Turqia-Shqipëria, tensione dhe për 12 minuta katër kartona!

Image

Turqia-Shqipëria Stadium “Shukru Saracoglu” në Stamboll. Gjyqtar: O. Hategan (Rumania). Kartonat e verdhë: Demiral-Dërmaku, Bare, Memushaj.

Turqia: Gunok, Celik, Ayhan, Demiral, Meras, Tufan, Tekdemir, Belozoglu, Calhanoglu, Yilmaz, Tosun.

Shqipëria: Strakosha, Gjimshiti, Dërmaku, Ismajli, Veseli, Bare, Gjasula, Lenjani, Cikalleshi, Memushaj, Manaj.

11’ Tre kartona të verdhë, një lojë me mjaft tensione deri me tash, Demiral-Dërmaku, Bare.

6' Tensione në lojë.

5’ Lojë e mirë dhe një që pritet të ketë edhe gola. Kartoni i parë i verdhë, Kastriot Dërmaku.

Turqia: Gunok, Celik, Ayhan, Demiral, Meras, Tufan, Tekdemir, Belozoglu, Calhanoglu, Yilmaz, Tosun.

Shqipëria: Strakosha, Gjimshiti, Dërmaku, Ismajli, Veseli, Bare, Gjasula, Lenjani, Cikalleshi, Memushaj, Manaj.

Filloi ndeshja

Image

***

Shqipëria është para sfidës së vështirë në Stamboll kundër Turqisë, në kuadër të grupit H të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020.

Image

Kuqezinjve iu duhet gjithsesi fitorja për të shpresuar ende për vend të dytë, kurse Turqia në rast triumfit bënë një hap përpara. Turqia udhëheq renditjen me 15 pikë, ka 6 më shumë se Shqipëria në pozitën e katërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat