Manaj i mërzitur nga humbja ndaj Turqisë – flet për rastet e shpërdoruara

Futboll

Manaj i mërzitur nga humbja ndaj Turqisë – flet për rastet e shpërdoruara

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 23:35
Rey Manaj

Rey Manaj ka folur për rastet e shpërdoruara në ndeshjen ndaj Turqisë.

Shqipëria pësoi minimalisht në Stamboll, nga një gabim i Strakoshës, por edhe nga disa shpërdorime të Manaj.

Ky i fundit ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes, ku ka treguar edhe për rastet që lëshoi e që mund të kishin vlerën e së paku një pike në këtë sfidë.

Çfarë menduat kur nuk e çuat në portë atë gol?

“Besoj se atë topin e kisha të lehtë, sa aty ma kapi këmba topin, dhe ai u ngrit. Nuk e kapa dot më. Bëmë një paraqitje të mirë. Ashtu e kishim menduar. Jemi të mërzitur, por futbolli i ka dhe këto. Kur nuk shënon, edhe pëson të humbësh ndeshjen. Ekipi ka 25 lojtarë, 11 që luajnë dhe 3 që futen. Asnjë nuk ka faj. Edhe te goli i pësuar, e kemi të gjithë fajin si ekip. Jam i kënaqur se bëmë një ndeshje të mirë. Gjërat pozitive t’i tregojmë të hënën” tha fillimisht Manaj.

E kishit menduar një lojë të mirë?

“E kishim përgatitur, dhe ishim të motivuar për të bërë një ndeshje të nivelit të lartë. Fitorja do na ngrinte dhe moralin, tani nuk kemi çfarë të bëjmë. Ndeshja mbaroi dhe humbëm” shtoi tutje ylli i Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat