Flet fytyra tragjike e mbrëmjes, Strakosha

Futboll

Flet fytyra tragjike e mbrëmjes, Strakosha

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 23:37
Thomas Strakosha

Thomas Strakosha ka folur pas humbjes së Shqipërisë ndaj Turqisë.

Gardiani i kombëtares ‘Kuq e zi’ ka bërë një gabim të madh, duke i falur tri pikët kombëtares turke.

Pas këtij gabimi, Strakosha është shprehur shumë i mërzitur, duke thënë se as nuk ëndërronte një gjë të tillë.

Jeni i mërzitur, por nuk ishte mbrëmja që ëndërroje…

“Nuk e ëndërroja fare. Ekipi ka luajtur mirë. Kishin nevojë për mua në fund, nuk e ndihmova. I mërzitur shumë, por shpresoj t’ia dalim në ndeshjen e radhës” tha Strakosha.

Çfarë të thanë shokët?

“Erdhën dhe më folën mirë të gjithë. Jemi një ekip. Tani unë jam 24 vjeç, dhe kam më shumë ekspriencë. Nuk duhen bërë këto gabime. Mund të jetë gabimi i parë i fortë, por më vjen keq që ndodhi me Kombëtaren. Fola me Foton, e di dhe ai që gabova. Edhe babit i ka ndodhur, por duhet të shohim përpara” shtoi portieri i Lazio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat