Van der Sar e krahason me legjendën: “Ai është si Ronaldo!”

Futboll

Van der Sar e krahason me legjendën: “Ai është si Ronaldo!”

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 00:27
Van der Sar dhe Ronaldo

Ish-portieri holandez, tashmë në cilësinë e drejtuesit të klubit të Ajax, Edwin Van Der Sar, nëpërmjet një interviste dhënë për “ESPN” ka komentuar cilësitë e mbrojtësit të Juventus, Matthijs de Ligt, madje duke e krahasuar atë më të jashtëzakonshmin Cristiano Ronaldo.

“Mentaliteti i tij është i dikujt që tenton gjithmonë të përmirësohet, e bën që të kërkojë të jetë më i miri në botë. Kam parë edhe më parë futbollistë të tillë, njëri prej tyre është në të njëjtën skuadër madje, Cristiano Ronaldo”, tregoi ish-portieri. 

“Kam luajtur me atë te Manchester United ku kam konsideruar të njëjtën dëshirë për të punuar fuqishëm, të jetë më i miri prej të gjithëve. Ai ka të njëjtin vullnet dhe të njëjtin oreks si de Ligt. Mathijs është vetëm 19 vjeç”, vijoi drejtuesi i Ajax. 

“Me ne te Ajax ishte fantastik. Ishte kolona dhe kapiteni ynë. Në Itali duhet të mësojë një gjuhë të re, duhet të njohë shokët e skuadrës. Dëmtimi i Chiellinit e ndihmoi të siguronte vendin e titullarit menjëherë, por mbase i ka dhënë edhe më shumë presion”, deklaroi Van der Sar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat