Dy transferimet që Milan mund t’i bëjë në janar

Futboll

Dy transferimet që Milan mund t’i bëjë në janar

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 09:09
Milan

Milan duket se do të jetë skuadër shumë aktive në tregun e transferimeve gjatë afatit kalimtar të janrit.

‘Calciomercato’ raporton se Milan po shqyrton mundësitë për transferimin e Mohamed Elneny dhe Baba Rahman.

Të dy këta lojtarë janë në pronësi të skuadrave nga Londra, Arsenal dhe Chelsea.

Elneny është i huazuar nga Arsenal te Besiktas, ndërsa Rahman nga Chelsea te Mallorca.

Milan janë duke konsideruar seriozisht edhe transferimin e mbrojtësit të Schalke, Ozan Kabak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat