Dejani e di mirë se kush janë shqiptarët, pas 31 viteve po vjen në Kosovë!

Futboll

Dejani e di mirë se kush janë shqiptarët, pas 31 viteve po vjen në Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 12 tetor 2019 Në ora: 13:01
Dejani e di mirë se kush janë shqiptarët, pas 31 viteve po vjen në Kosovë!

E njeh mirë Prishtinën! E di mirë se kush janë shqiptarët dhe e din mikpritjen e tyre, po ashtu edhe atmosferën që bëjnë në stadiumin e Prishtinës.

E di mirë Dejan Saviçeviqi sepse ka luajtur në vitet e 80-ta në stadiumin e Prishtinës, kundër gjeneratës së artë të Prishtinës, por atëherë me Buduçnostin e Podgoricës.

Atëherë si futbollist i Buduçnostit kundër Prishtinës, kurse të hënën do të jetë si president i Federatës së Futbollit të Malit të Zi dhe me kombëtaren malazeze luajnë me Kosovën në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020.

Stadiumi i Prishtinës tani nuk e ka at pamjen e kohës kur luante ai si futbollit, tani është më ulëse dhe modern. Padyshim se Dejani është në siklet, se e din se Kosova ka ekip shumë të mirë dhe e njeh atmosferën e shkëlqyeshme që e bën populli i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat