Inter merr një lajm të mirë nga Lukaku dhe Brozovic

Futboll

Inter merr një lajm të mirë nga Lukaku dhe Brozovic

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 14:46
Romelu Lukaku

Inter ka marrë një lajm të mirë nga angazhimi i lojtarëve në kombëtare, pasi Romelu Lukaku dhe Marcelo Brozovic janë rikthyer më herët.

Lukaku vendosi një rekord të ri duke u bërë lojtari i parë që shënon 50 gola në fanellën e Belgjikës.

Me fitoren kundër San Marinos, Belgjika siguroi pjesëmarrjen në Euro 2020, dhe Lukaku menjëherë është liruar nga trajneri Roberto Martinez, duke humbur ndeshjen kundër Kazakistanit.

Nga ekipi kombëtar i Kroacisë është liruar edhe Marcelo Brozovic, që mori një karton të verdh kundër Hungarisë, dhe do të mungojë në ndeshjen e radhës kundër Uellsit.

Të dy lojtarët do të kthehen në Milano, për të qenë në dispozicion të Antonio Contes, për përgatitjet që po kryhen atje për vazhdimin e kampionatit në Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat