Del Piero hap restorant në Milano: Pothuajse gjithë jetës nuk jam ngopur me ushqim, tani...

Futboll

Del Piero hap restorant në Milano: Pothuajse gjithë jetës nuk jam ngopur me ushqim, tani...

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 16:46
Del Piero

"Unë kam qenë gjithmonë numri 10 në fushë. Me këtë numër jam identifikuar në ekipin kombëtar dhe te Juventusi, skuadrën time për 16 vite. Është një numër, me të cilin jam i lidhur, është pjesë e jetës sime. Ishte e thjeshtë ta zgjidhja atë (n10restaurant) si emër për restorantin tim". Kështu shprehet Alessandro Del Piero, i cili hapi restorantin e tij të dytë në Milano, pas përvojës së parë pozitive në Los Angeles: "Në prapaskenë, si në një ekip futbolli, puna e skuadrës vlen më shumë se individi. Duhet kohë, përkushtim dhe vëmendje në detaje për të hapur një aktivitet të tillë biznesi. Gjithçkaje që bëj i kushtoj vëmendje, përndryshe nuk e filloj. Çdo javë do të jem në Itali. Pse zgjodha hotelierinë? Për shumicën e jetës sime nuk kam qenë në gjendje ta shijoj pa kufizime ushqimin. 

Vëmendja ndaj trupit tim ka marrë gjithmonë përparësi. Por, unë jam italian dhe e di sesi hahet mirë, aq më tepër në një vend me cilësi. Si lindi ideja për hapjen e një restoranti? Sa herë që dilja për darkë, kurrë nuk mbetesha i kënaqur, kështu që thashë me vete: Unë do ta bëj atë! Në realitet është një dëshirë që e kam pasur gjithmonë. Çarë gatuaj për miqtë e mi? Spageti, kryesisht. Preferenca ime? Vazhdoj të jem klasik në ushqimin që zgjedh: pica dhe patate të skuqura. Çfarë mësova nga Juventusi? Unë kam qenë atje për 16 vite të jetës sime. Sigurisht, atje më është injektuar vendosmëria”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat