Vidal hedh poshtë zërat për largimin: Nuk jam këtu për të ndërruar skuadrat çdo merkato

Futboll

Vidal hedh poshtë zërat për largimin: Nuk jam këtu për të ndërruar skuadrat çdo merkato

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 18:25
Arturo Vidal

Arturo Vidal ka hedhur  poshtë zërat që e largojnë atë nga ‘Camp Nou’.

Mesfushori kilian insiston se ai është i vendosur që të marr një vend në formacionin e Barcelonës dhe të ndihmojë skuadrën drejt synimeve të këtij sezoni.

Vidal, që tek Barca kaloi në vitin 2018, ka thënë se nuk është një lojtar që ndërron skuadrat në secilën merkato.

“Jam i lumtur. Erdha këtu që të kem sukses dhe të ndihmojë skuadrën që të kompletojë objektivat e saj për të fituar më shumë trofe” ka thënë Vidal për ‘Sport’.

“Erdha që të jem lojtar i rëndësishëm në skuadër. Nuk jam këtu vetëm për të ndërruar skuadrat në secilën dritare të transferimeve” shtoi kiliani.

Vidal ka regjistruar 53 paraqitje me Barcelonën në të gjitha kompeticionet gjatë sezonit të kaluar, si dhe ka shtuar gjashtë të tjera në këtë fillim edicioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat