Flamuri shqiptar ‘çmend’ serbët, hyjnë në fushë dhe ndeshen me Balotellin

Futboll

Flamuri shqiptar ‘çmend’ serbët, hyjnë në fushë dhe ndeshen me Balotellin

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 19:07
Flamuri shqiptar ‘çmend’ serbët, hyjnë në fushë dhe ndeshen me Balotellin

Skandal në Itali. Në takimin miqësor që Bresha po luante ditën e sotme ndaj serbëve të Vojvodinës, sfida është ndërprerë që në minutën e 52-të të saj.

Takimi po fitohej 2:0 nga klubi i Serie A, por pezullimi i ndeshjes nuk erdhi aspak prej rezultatit. Disa tifozë serbë që po mbështesnin Vojvodinën, kanë vënë re një flamur të Shqipërisë, që qëndronte i varur në një nga tribunat anës fushës.

Disa ultras kaluan rrethimin dhe shkuan drejt vendit ku gjendej valëvitej flamuri shqiptar, duke shkaktuar edhe trazira në fushën ku po zhvillohej ndeshja.

Arbitri vendosi që ta mbyllte takimin në këtë moment, ndërkohë disa prej tyre shkuan edhe drejt Mario Balotelit që gjendej në fushë, si për t’i thënë lojtarëve të ndalonin ndeshjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat