Diego Simeone tregon cili është trajneri i preferuar i tij

Futboll

Diego Simeone tregon cili është trajneri i preferuar i tij

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 19:16
Diego Simeone

Diego Simeone ka zbuluar trajnerin që admiron më së shumti.

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, është trajneri që pëlqehet më së shumti nga trajneri i Atletico Madrid, Simeone.

Në një intervistë për ‘Cadena Ser’ argjentinasi ka folur edhe për trajnerin që pëlqen më së shumti, e që doli të ishte Klopp.

“Një trajner që admiroj? Jurgen Klopp. Nuk ka dyshim” është përgjigjur Simeone.

“Ai humbi gjëra për të fituar gjëra të bukura, por gjithmonë me stilin e njëjtë. E shoh të afërt me lojtarët e tij” ka thënë tutje Simeone.

Klopp së fundmi e ka kthyer Liverpoolin në një prej skuadrave më të mira në botë, aktualisht.

Gjermani shquhet për lojën e tij dinamike dhe këtë ka arritur ta aplikojë mjaft mirë tek Liverpool.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat