Ndeshja e futbollit mes Brescia nga Italia dhe Vojvodinës nga Novi Sadi u ndërpre në minutën e 52-të, sipas shkarravinave të mediave serbe, me demek disa tifozë shqiptar provokuan me Flamurin Kombëtar shqiptar dhe në anën tjetër edhe fyen lojtarët e Vojvodinës.
Trajneri i skuadrës së Vojvodinës, Nenad Lalatoviq, që u përjashtua me karton të kuq në minutën e 33-të, më pas edhe tërhoqi ekipin nga fusha, por ndeshja vazhdojë dhe u ndërpre sërish në minutën e 52-të pas provokimit shqiptar dhe u shmang edhe konflikti me tifozët serb, kështu shkruajnë mediat serbe.
“Ju e keni parë edhe vetë. Të gjithë ju gazetarë që keni qenë në këtë lojë, ju mund të shihni se në 15-20 minutat e para të ndeshjes kriteret e gjykimit ishin të njëanshme, në anën Brescias.
Ne kemi ardhur këtu për të luajtur një lojë miqësore dhe duhej të ishte një gjykim i drejtë dhe i drejtë për të dy palët”, tha Lalatoviq.