Xhaka dhe Mehmedi me Zvicrën pësuan humbje në fund

Futboll

Xhaka dhe Mehmedi me Zvicrën pësuan humbje në fund

Nga: Kemajl Goca Më: 12 tetor 2019 Në ora: 19:48
Xhaka dhe Mehmedi me Zvicrën pësuan humbje në fund

Danimarka befason të gjithë,  mposht Zvicrën me rezultat minimal 1:0, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Telia Parken” në Kopenhagë. 

Futbollistët Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi luajtën standardë por me Zvicrën të pafat që të kthehen me një pikë, duke pësuar në çastet e fundit.

Në minutën e 84-të, Yussuf Poulsen doli vetëm me portier dhe shënon për 1:0. 

Xhaka në minutën e 16 ka gjuajtur furishëm nga 25 metra, por portieri Schmeichel ka bërë pothuajse të pamundurën ku me ndihmën e shtyllës e ka mbajtur portën të paprekur.
Zvicra pësoi humbje, por në fakt u ndje dukshëm mungesa e Xherdan Shaqirit për shkak të një lëndimit që ka. 

Mehmedi luajti deri në minutën e 83-të. 

Pas shtatë xhirove në grupin D të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020, Republika e Irlandës kryeson me 12 pikë sa ka edhe Danimarka, por që kanë një ndeshje më shumë se Zvicra në pozitën e tretë me 8 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat