Koeman mbron De Ligt, por kërkon nga ai të ndryshojë lojën

Futboll

Koeman mbron De Ligt, por kërkon nga ai të ndryshojë lojën

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 21:43
Matthijs De Ligt

Ylli i Juventus, Matthijs De Ligt, ka fituar mbështetjen e selektorit të Holandës, Ronald Koeman.

Qendër mbrojtësi holandez ka bërë shumë gabime në këtë fillim sezoni, por trajneri i kombëtares së tij ka thënë se disa ndryshime të vogla mund ta kthejnë atë në nivelin më të lartë.

De Ligt bëri gabimet që sollën golin edhe në ndeshjen kundër Irlandës së Veriut, që doli të ishte problematike për Holandën.

Koeman i ka dalë në mbrojtje lojtarit të tij, por ka kërkuar nga ai që të ndryshohet stili i lojës.

“Është e qartë se ai duhet të bëjë disa ndryshime në mënyrën se si luan me skuadrën e tij” ka thënë Koeman.

“Matthijs ka besimin e plotë nga ne dhe jam i sigurt se në fund ai do të përmirësohet” ka shtuar selektori holandez.

Ndeshja e radhës për kombëtaren e Holandës do të jetë ajo kundër Bjellorusisë, ku do të luajnë pa shërbimet e Memphis Depay.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat