Në Angli zbulojnë idenë e çmendur të Guardiola-s

Futboll

Në Angli zbulojnë idenë e çmendur të Guardiola-s

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 00:47
Pep Guardiola

Të gjithë të çmendur për Kylian Mbappe.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain kërkohet nga të gjitha skuadrat e mëdha të Europës, gati të bëjnë çmenduri për të siguruar shërbimet e tij. Përveç Real-it dhe Barcelona-s, në orët e fundit duket se listës së pretendenteve i është shtuar edhe Manchester City.

Sipas Daily Mail, Pep Guardiola i ka kërkuar klubit yllin e PSG-së. Spanjolli, në fakt, e konsideron kampionin e botës lojtarin ideal për të rritur akoma më shumë nivelin e skuadrës së tij.

Vlera e sulmuesit francez në merkato është 200 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat