Saka është idhulli i ri i Topçinjve, por Arsenal-i nuk e do në dhomat e zhveshjes

Futboll

Saka është idhulli i ri i Topçinjve, por Arsenal-i nuk e do në dhomat e zhveshjes

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 07:24
Saka

Duket si një lojë fjalësh, por kjo është dyshja për të cilën flasin më shumë tifozët e Arsenal-it. Afrikani, i blerë në verë nga Lille për 80 milionë euro, është aktualisht zhgënjimi më i madh i Topçinjve.

Në fillim dukej se do të ishte protagonist absolut në këtë sezon, edhe për shkak të disa magjive të dhuruara në ndeshjet e para, por, të paktën për momentin, konsiderohet një dështim. Dhe faji, pjesërisht, është edhe i Bukayo Saka, sulmuesi anglez 18-vjeçar, i cili po gjen hapësira te skuadra e Emery falë paraqitjeve të tij të mira, si ajo në Europa League kundër Eintracht Frankfurt-it, me një gol dhe dy asiste.

I riu ka bërë për vete trajnerin dhe tifozët, por Mirror ka zbuluar se ai e ka të ndaluar të futet në dhomat e zhveshjes të skuadrës kur shkon në stërvitje. Dhe arsyeja ka lidhje me një traditë të vjetër të Topçinjve, sipas së cilës lojtarët e moshave nuk mund të bëhen pjesë e ekipit të parë menjëherë, pavarësisht se mund të jenë kthyer në elementë të rëndësishëm për ekipin.

Kjo traditë është krijuar për të ndihmuar lojtarët e rinj që t'i mbajnë këmbët në tokë dhe të mos ndihen të kënaqur me veten. Për të hyrë përfundimisht në dhomën e të rriturve, duhet të vijë ftesa nga ana e kapitenit, gjë që në vitet e fundit ka ndodhur me Iwobi dhe Maitland-Niles.

Xhaka, i cili është lideri i ri i Topçinjve, nuk ka trokitur akoma në dhomat e zhveshjes të ekipit të moshave për të grumbulluar Saka-në. Megjithatë, nëse 18-vjeçari vazhdon me këto ritme, ka shumë mundësi që të flasë shumë shpejtë me Granitin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat